Pas triumfit të Nora Gjakovës, Kuka: Trepça prodhon edhe bronz, Kosova mbi të gjitha

Pas triumfit të Nora Gjakovës, Kuka: Trepça prodhon edhe bronz, Kosova mbi të gjitha

Sport April 16, 2021 - 19:27
Lajmet e fundit nga sporti

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, shkruan Zeri.info.

Xhudistja e Kosovës sonte në ndeshjen për medaljen e bronztë ka mposhtur xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Lipartelianin.

Pas kësaj medalje të fituar, trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka në “Facebook” ka shkruar:

“Edhe një ....

Po po Medalja e dytë Evropiane!

Nora Gjakova e bronztë 57 kg!

Ditë e shkelqyeshme e Norës!

Ju duk shumë me i marr dy të arta Kosova andej por ...

Trepça prodhon edhe bronzë.

Kosova mbi të gjitha ...”

 

 

 

 

Edhe një .... Po po Medalja e dytë Evropiane! Nora Gjakova e bronztë 57 kg! Ditë e shkelqyeshme e Norës! Ju duk shumë...

Posted by Driton Toni Kuka on Friday, 16 April 2021

 

Kujtojmë se në këtë Evropian sot medaljen e artë e fitoi Distria Krasniqi. /Zeri.info

LEXO TË PLOTË: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Evropianin e xhudos