Nesër meçi i shekullit, Fury apo Usyk?

Nesër meçi i shekullit, Fury apo Usyk?

Sport May 17, 2024 - 15:34

Meçi i shumëpërfolur mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Riad të Arabinë Saudite.

Ky duel, i cili cilësohet historik, pritet të dhurojë një boks të nivelit të lartë, madje, tashmë ky duel vlerësohet si meçi i shekullit.

Fituesi i super luftës të së shtunës, do të bëhet boksieri i parë në histori që mban të katër titujt kryesorë.

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk të premten në konferencën për  media, u shprehen të bindur në fitoren e këtij dueli që po pritet më interesim të jashtëzakonshëm nga adhuruesit e shumë të boksit.

“Unë jam këtu vetëm për t’u çlodhur. Jam duke pritur të futem në ring të shtunën mbrëma. Të gjitha bisedat kanë mbaruar, të gjitha intervistat kanë përfunduar. Unë jam vërtet i relaksuar dhe i fokusuar”, ka thënë Fury.

Ndërkaq boksieri ukrainas thotë se në duelin e nesërm synon të bëjë historinë.

“Jam i emocionuar. Le të bëjmë historinë”, u shpreh Usyk. /rtk