
Phil Foden, lojtari i sezonit në Premierligë
Sport
May 18, 2024 - 16:23
Futbollisti i Manchester Cityt, Phil Foden është shpallur lojtari i sezonit në Premierligën.
Foden ka qenë ndër futbollistët kryesor të ekipit nga Manchesterit gjatë këtij edicioni.
Sulmuesi angle deri më tani në 34 ndeshjet e sezonit në Premierligë ka shënuar 17 gola e ka bërë tetë asistime.
Paraqitja e tij fantastike po e ndihmon edhe Manchester Cityn drejt titullit të katërt radhazi në Angli.
Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të sezonit, City aktualisht është i pari në tabelë me 88 pikë, dy më shumë se Arsenali i dyti.
Notre petit prince @PhilFoden a été meilleur joueur de la saison de @premierleague ë
— Manchester City (@ManCityFra) May 18, 2024
Félicitations Phil ë pic.twitter.com/QNYbH6inbx