Bayer Leverkuseni e përfundon sezonin në perfeksion, asnjë humbje
Bayer Leverkusen e ka mbyllur sezonin në Bundesligë pa as edhe një humbje të vetme.
Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi sot 2:1 ndaj Augsburg në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Me 28 fitore, gjashtë barazime e zero humbje, Bayer Leverkusen e mbyll sezonin historik duke e fituar titullin e kampionit në Gjermani për herë të parë.
Gjatë 34 ndeshjeve në kampionat, Leverkusen shënoi 89 gla dhe pranoi vetëm 24, duke e pasur mbrojtjen më të mirë në ligë dhe vetëm pesë gola më pak të shënuar se Bayern Munchen.
Stuttgart, Bayern Munich, Leipzig dhe Dortmund janë skuadrat nga Gjermania që do të paraqiten në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Eintracht Frankfurt do të garojë në Ligën e Evropës, kurse Hoffenheim në Ligën e Konferencës.
Darmstadt dhe Koln janë ekipet që kanë rënë në Bundesliga 2, kurse Bochum do të luajë në barazh.