Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Evropianin e xhudos

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Evropianin e xhudos

Sport April 16, 2021 - 17:32
Lajmet e fundit nga sporti

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, shkruan Zeri.info.

Xhudistja e Kosovës e fitoi këtë medalje pa luftë, pasi që xhudistja nga Ukraina, Daria Bilodid, nuk u paraqit fare shkaku i një lëndimi të pësuar nga lufta e mëhershme.

Distria Krasniqi medaljen e artë e fitoi në kategorinë -48 kilogramë.

Raundin e parë Distria e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë mposhti italianen, Francesca Giorda, teksa në çerekfinale mposhti izraeliten, Shira Rishony.

Xhudistja jonë në gjysmëfinale mposhti rusen, Sabi Giliazova. /Zeri.info