Shkupi mund kampionët, Shkëndija do të luajë në Evropë

Shkupi mund kampionët, Shkëndija do të luajë në Evropë

Sport May 18, 2024 - 19:33

Me gjashtë ndeshjet e luajtura pasditën e sotme është mbyllur sezoni në Superligën e Maqedonisë së Veriut. 

Struga Trim Lum si kampione e re, në ndeshjen e fundit të sezonit u mund nga Shkupi me rezultat 2:1. Rrahmani dhe Averniyo realizuan golat për triumfin e Shkupit, përderisa për kampionët rrjetën e gjeti Bunjamin Shabani. 

Ky rezultat nuk luajti rol për asnjërë nga ekpet, pasi Struga e kishte siguruar titullin e kampionit një xhiro parafundit, përderisa Shkupit nuk i kreu punë, për shkak se Shkëndija fitoi në kryeqytet ndaj Rabotniçkit me dy golat e Krasniqit dhe Aganspahiqit, duke konfirmuar vendin e dytë në renditje dhe kualifikimin në garat Europiane për këtë verë.

Me barazim 1:1 u mbyll dueli shqiptar në Ohër ndërmjet Voska Sport dhe Gostivarit. Golin për ekipin e Voskës e realizoi Aleksa Marusic në minutën e 56-të, teksa për Gostivarin rrjetën e gjeti Rejan Abazi në të 79-tën. 

Në ndeshjet tjera të zhvilluara pasditën e sotme, Brera mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 4:2, ndërsa Bregallnica – Sileksi u mbyll me barazim 1:1, teksa gjithashtu me barazim 2:2 u mbyll edhe takimi Vardari – Tikveshi. 

Kështu, Superliga e Maqedonisë së Veriut mbyll sezonin me Strugën kampione, Shkëndijën nga vendi i dytë që do të luaj në Europë dhe Shkupin në vendin e tretë. Pjesë e Superligës në sezonin e ri nuk do të jenë Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Bregallnica, teksa Vardari do të luaj në balotazh. /Telegrafi/