Vendos vetëm një gol i Bintsoukas, Partizani në finalen e madhe

Vendos vetëm një gol i Bintsoukas, Partizani në finalen e madhe

Sport May 17, 2024 - 23:56

Partizani ka siguruar finalen pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen gjysmëfinale të “Final Four” të Superiores Shqiptare.

Kryeqytetasit kishin kontrollin gjatë gjithë sfidës, megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

 

Në nisje të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 48’, Arinaldo Rrapaj bën një super kalim dhe i dhuron asistim Archange Bintsoukas,
me këtë të fundit që e finalizoi topin në fundin e rrjetës për 1-0.

Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat në minutat në vijim rezultati nuk ndryshoi.

Pas këtij triumfi, Partizani bëhet finalisti i parë i “Final Four”, ndërsa do të luftojë për titullin kampion në ndeshjen e fundit, që do të luhet më 26 maj.

Finalisti i dytë do të vendoset mes Egnatias dhe Vllaznisë më 19 maj.

Ndërsa më 24 maj luhet ndeshja e vendit të tretë dhe të katërt mes Skënderbeut dhe skuadrës humbëse mes Egnatia-Vllaznia. /Telegrafi/