Nora Gjakova nuk mbetet pa medalje, fiton të bronztën

Nora Gjakova nuk mbetet pa medalje, fiton të bronztën

Sport April 16, 2021 - 19:18
Lajmet e fundit nga sporti

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, shkruan Zeri.info.

Xhudistja e Kosovës në ndeshjen për medaljen e bronztë ka mposhtur Eteri Lipartelianin e Gjeorgjisë.

Kështu, Nora Gjakova renditet e treta në Evropë në kategorinë e saj (-57 kilogramë).

Kujtojmë se në këtë Evropian sot medaljen e artë e fitoi Distria Krasniqi. /Zeri.info

LEXO TË PLOTË: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Evropianin e xhudos