Parandalohet futja e narkotikëve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e narkotikëve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kronika April 07, 2024 - 19:58

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

SHKK-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë pranimit të njërit prej të burgosurve në rrobat e tij kishin gjetur sasi të dyshuar të narkotikëve.

“Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Gjatë pranimit të të burgosurit E. D, në rrobat e tij në mënyre të komufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se, lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës. /Zëri