Sekuestrohen 25 motoçikleta nga Policia në Pejë

Sekuestrohen 25 motoçikleta nga Policia në Pejë

Kronika May 10, 2024 - 14:58

Policia në Pejë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 motoçikleta në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, plani operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” u realizua më 8 maj, raporton Zeri.info.

“Në këtë plan, i cili do të vazhdojë të implementohet edhe në ditët në vijim. Më datë 08.05.2024 nga njësitet e DRP Pejë janë sekuestruar: 25 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar fletëgjoba për kundërvajtjet: mosposedimi i lejes për vozitje, mosposedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive edhe në ditët në vijim.

Policia nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

Prandaj me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. /Zëri