Arratisja e Enver Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Fajin e ka sistemi gjyqësor, lëshim i pafalshëm
Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, ka thënë se fajin për arratisjen e Enver Sekiraqës nga arrest-shtëpia e ka sistemi gjyqësor.
Ai ka deklaruar se prokurori i rastit në fjalë e ka bërë punën siç duhej, duke qenë me kërkesat e njëjta për rastin në fjalë si të familjes Riza.
“Ky ishte një proces tepër i gjatë, ai u dënua për të tretën herë. Për arratisjen e tij për atë që ka ndodhur është dashtë sistemi i drejtësisë të merret me këtë punë si Këshilli Prokurorial dhe ai gjyqësor, t’i shqyrtojnë ato gabime që i kanë bërë”, tha ai në Klan Kosova.
“Unë kam kundërshtuar që të mos lirohet disa herë, unë si palë e dëmtuar kam kundërshtuar, por me ngulm ka kundërshtuar edhe vetë prokurori special, prokurori dhe unë e kemi bërë punën, ashtu siç duhet. Por vendimi i Gjykatës ka qenë krejt tjetër, atë vendim e ka marrë në një mbrëmje kur ne nuk e kemi ditur fare. Ky është lëshim i sistemit të gjyqësisë dhe është e pafalshme”.