Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici
Foto: Ilustrim

Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Kronika May 10, 2024 - 17:24

Pasditen e së mërkurës, qytetari 32-vjeçar nga Ferizaj, D.Sahiti, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

Polcia e Kosovës përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, ka lutur pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Me datën 08.05.2024 rreth orës 17:10 qytetari nga Ferizaj z. D.Sahiti , i moshës 32 vjeçar, në rrugën ‘’Reçaku ‘’ afër një barnatore në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe menjëherë ka njoftuar policinë dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit ti kthehen ato.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin D.Sahiti për gjestin e tij human dhe shembullorë për dorëzimin e parave të gjetura, në stacionin e policisë.