Një burrë gjendet i varur në litar nga familjarët e tij

Një burrë gjendet i varur në litar nga familjarët e tij

Kronika May 10, 2024 - 09:45

Një person është gjetur i varur me litar nga familjarët e tij në Deçan.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 8:20 në Deçan, raporton Zeri.info.

“Deçan, 09.05.2024 - 08:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur i varur me litar nga familjarët e tij. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri