Aksion në veri, Elshani: Po evidentohen pronat e sekuestruara

Aksion në veri, Elshani: Po evidentohen pronat e sekuestruara

Kronika May 08, 2024 - 12:34

Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey”, që është pronë e ish-zyrtarit të Listës Serbe të sanksionuar nga SHBA-ja, Millan Radoiçiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, tha se Agjencia është duke bërë evidentimin e pronave të sekuestruara në veri.

“Agjencia është duke bërë evidentimin e pasurisë së sekuestruar në veri”, tha shkurt Elshani.

Ndryshe, më 4 prill, gjatë një aksioni në veri të Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës sekuestroi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut, një restorant dhe një banesë, si dhe një vilë në komunën e Zubin Potokut – të gjitha këto prona të Millan Radoiçiqit, i cili është autori dhe organizatori i sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë.