Policia në Gjilan shqiptoi një mijë e 119 gjoba trafiku gjatë kësaj jave
Foto: PK

Policia në Gjilan shqiptoi një mijë e 119 gjoba trafiku gjatë kësaj jave

Kronika May 10, 2024 - 15:26

Policia në Gjilan, gjatë javës së kaluar, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor’’, ka realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, ku janë shqiptuar një mijë e 119 gjoba për kundërvajtësit, të cilët kanë rënë ndesh me Ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Sipas njoftimit të Policisë, në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete si hetim i tri aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim i 14 aksidenteve të trafikut me të lënduar, si dhe janë konfiskuar përkohësisht 16 patenta shoferi, raporton Zeri.info.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, me qëllim që të parandalojë aksidentet në trafikun rrugor, apelon te të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtasin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik. /Zëri