Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, gjashtë të lënduar [foto + video]

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, gjashtë të lënduar [foto + video]

Kronika May 08, 2024 - 09:16

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë.

Gjashtë persona janë lënduar në udhëkryqin Te Konviktet në Prishtinë si pasojë e një aksidenti trafiku, ku janë përfshirë dy vetura mëngjesin e sotëm.

Image

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 9:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër Konvikteve në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, ka treguar Ahmeti.

Tutje ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i Trafikut Rrugor. /Zëri