Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për “Ngacmim seksual” në Gjakovë
Foto: Laura Hasani

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për “Ngacmim seksual” në Gjakovë

Kronika May 10, 2024 - 14:22

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ndaj të pandehurit me inicialet A.D. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se "i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri më 08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe joverbale të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyrë që pasi i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis, i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues".

Po ashtu bëhet e ditur se me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual” në vazhdimësi. /Zëri