Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse
Foto: Laura Hasani

Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Kronika May 10, 2024 - 19:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Ferizaj rreth orës 13:00, ka ndaluar shoferin A.Ç, i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Sipas njoftimit të  Policisë  bëhet e ditur se ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet.

Derisa Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

"Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë", thuhet në njoftimin e policisë. /Zëri

Image
Image