Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Kronika March 13, 2024 - 16:11

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 21:52 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndaluar shoferin S.G 21-vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 80 km/h ka zhvilluar shpejtësi 146 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se ndaj shoferit, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, raporton Zeri.info.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Zëri