Ramos pritet të debutojë nesër me PSG-në

Ramos pritet të debutojë nesër me PSG-në

Sport November 27, 2021 - 10:40
Lajmet e fundit nga sporti

Serio Ramos pritet që të debutojë me Paris Saint-Germainin të dielën, shkruan Zeri.info.

Ramos kaloi si lojtar i lirë te PSG në afatin kalimtar të verës, por ende nuk ka arritur të luajë shkaku i lëndimeve.

Mbrojtësi spanjoll ishte i grumbulluar në takimin e fundit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, por nuk u inkuadrua në lojë.

Por, 35-vjeçari debutimin pritet ta bëjë nesër (e diel), në ndeshjen ndaj St. Etiennet në Ligue 1. 

PSG këtë ndeshje e luan në udhëtim, teksa është e vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit francez. /Zeri.info