Edhe Juventusi i bashkohet garës për transferimin e Rudigerit

Edhe Juventusi i bashkohet garës për transferimin e Rudigerit

Sport November 27, 2021 - 09:21
Lajmet e fundit nga sporti

Juventusi raportohet se është klubi i radhës që ka shfaqur interesim për Antonio Rudigerin, shkruan Zeri.info.

E ardhmja e Rudigerit ende është e paqartë, pasi lojtari nuk ka vendosur përfundimisht për të rinovuar me Chelsean.

Kontrata e mbrojtësit gjerman me ''Blutë'' skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, që nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediave angleze, edhe Juventusi është futur në garë për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

Real Madrid, Paris Saint-Germain e Bayern Munich, raportohet se janë klubet tjera të interesuara për Antonio Rudiger. /Zeri.info