Luigj Quni vazhdon shkëlqimin, shpallet lojtar i ndeshjes

Luigj Quni vazhdon shkëlqimin, shpallet lojtar i ndeshjes

Sport April 16, 2021 - 17:58
Lajmet e fundit nga sporti

Pivoti i Përfaqësueses së Kosovës, Luigj Quni po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Zvicrës në hendboll.

Quni të enjten u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Skuadra e Qunit, Amicitia Zuerich humbi 29:27 nga Suhr Aarau. Por Quni ishte i shkëlqyeshëm. Ai realizoi gjashtë gola nga gjashtë tentime.

Forma e Qunit dhe e lojtarëve të tjerë është sinjal i mirë para grumbullimit të Kosovës për ndeshjen vendimtare ndaj Malit të Zi. /Zeri.info