“Qeqa” për formën e FC Prishtinës: Më gëzon forma e tyre, FFK-ja duhet ta “kthejë kokën” për ndonjë ftesë

“Qeqa” për formën e FC Prishtinës: Më gëzon forma e tyre, FFK-ja duhet ta “kthejë kokën” për ndonjë ftesë

Sport February 28, 2021 - 23:51

Gazetarja e mirënjohur kosovare, Qëndresa Krelani është shprehur e mahnitur me formën e FC Prishtinës.

Skuadra e Zekirija Ramadanit nuk di për humbje që 15 ndeshje duke qenë skuadra më në formë në kampionat, raporton "Zeri.info".

Andaj, "Qeqa" thotë se FFK-ja duhet ta "kthejë kokën" nga këta futbollistë.

"Gëzohem kur e shohë FC Prishtinën në një formë të tillë. Ka 15 ndeshje pa humbje", ka thënë "Qeqa" në "Dueli Sportiv".

"Leonit Abazi është në formë të lartë duke shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit", tregoi ajo.

"Me këtë formë, tash është koha që Federata e Futbollit të Kosovës ta kthejë kokën nga këta futbollistë dhe ta bëjë ndonjë ftesë", shtoi Krelani. /Zeri.info