“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës: Ky triumf iu ka dashur Dritës, ndeshjën kundër Feronikelit e shoh shumë sfiduese për ta

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës: Ky triumf iu ka dashur Dritës, ndeshjën kundër Feronikelit e shoh shumë sfiduese për ta

Sport February 28, 2021 - 23:34
Detaje

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe për t’u përfunduar java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

FC Prishtina ka marrë fitore të madhe në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1:2.

Llapi e ka fituar kryendeshjen ndaj Ballkanit me shifrat minimale 1:0, teksa fitore ka marrë edhe Drita që mposhti me lehtësi Besën në Gjilan 3:1.

Qendresa Krelani, gazetarja e sportit e ka komentuar ndeshjen e Dritës kundër Besës e cila ka thënë se kjo iu ka dashur Dritës, mirëpo takimi sfidues për gjilanasit është ajo ndaj Feronikelit xhiron e radhës.

“Është një ndeshje që iu ka dashur Dritës për t’i fituar tri pikë. Kjo nuk është e mjaftueshme për Dritën. Kishte tri humbje ndaj Prishtinës, kjo nuk duhet t’i ndodh kësaj skuadre. Ndeshjen me Feronikelin e shoh shumë sfiduese për Dritën”, ka thënë “Qeqa” në emisionin "Dueli Sportiv". /Zeri.info