Begolli për presidentin e Gjilanit: Ishte njeri me zemër të madhe, me gjithë ato investime po duron shumë

Begolli për presidentin e Gjilanit: Ishte njeri me zemër të madhe, me gjithë ato investime po duron shumë

Sport February 28, 2021 - 23:13

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në "Riza Lushta" e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës '89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Analisti Granit Begolli e ka komentuar ecurinë e Gjilanit, duke thënë se presidenti Florim Zuka ka "duruar" shumë.

"Presidenti i Gjilanit kish pasur zemër të madhe, ish njeri i durueshëm sikur ta drejtojë një skuadër në Premierligë", ka thënë Begolli në "ATV".

"Me gjithë ato investime me qenë këtu është keq. Edhe nga Feronikeli kam pritur më shumë", tregoi ai. /Zeri.info