“Qeqa”: Futbollistët e Gjilanit nuk e meritojnë atë fanellë, i kisha “ngel” si disa nxënësa

“Qeqa”: Futbollistët e Gjilanit nuk e meritojnë atë fanellë, i kisha “ngel” si disa nxënësa

Sport February 28, 2021 - 23:13
Detaje

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe për t’u përfunduar java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Drenica do të jetë nikoqire e skuadrës së Gjilanit në Skënderaj. Drenica e Bledar Devolli vjen pas fitores kundër Feronikelit.

Gazetarja sportive, Qëndresa Krelani ka thënë se futbollistët e Gjilanit nuk e meritojnë fanellën e klubit gjilanas. Sipas saj ata nuk e meritojnë një trajner si Bylbyl Sokoli.

Ajo ka shtuar se 80 përqind e skuadrës duhet të largohet .

“Në fakt tani unë profen e kam këtu afër. Unë mendoj që futbollistët e Gjilanit nuk e meritojnë atë fanellë. Ata i kisha “ngel” sikur disa nxënësa. Ata nuk e meritojnë si trajner Bylbyl Sokolin. Kjo skuadër që është kriju duhet me u largu 80 përqind e tyre”, ka thënë “Qeqa”.