Batatina: Nëse Ballkani nuk shpallet kampion apo nuk del në Evropë, do të ishte dështim total

Batatina: Nëse Ballkani nuk shpallet kampion apo nuk del në Evropë, do të ishte dështim total

Sport February 28, 2021 - 23:07

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në "Riza Lushta" e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës '89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka komentuar Ballkanin, duke thënë se e ka "obligim" ta fitojë titullin apo të dal në Evropë.

"Nga Ballkani është pritur shumë më shumë, ka një organizim të mirë dhe financa të mira", ka thënë Batatina në "ATV".

"Aq sa ka harxhuar Ballkani në dy vite, unë e Trepça '89 nuk kemi harxhuar për katër", tregoi ai.

"Nëse Ballkani nuk e fiton titullin apo nuk del në Evropë, do të ishte dështim total", shtoi Tahir Batatina. /Zeri.info