Devolli: Presidenti më ka thënë të vazhdojë me punë, ndaj Feronikelit është thyer akulli

Devolli: Presidenti më ka thënë të vazhdojë me punë, ndaj Feronikelit është thyer akulli

Sport February 28, 2021 - 23:00
Detaje

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe për t’u përfunduar java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Drenica do të jetë nikoqire e skuadrës së Gjilanit në Skënderaj. Drenica e Bledar Devolli vjen pas fitores kundër Feronikelit.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka thënë në emisionin “Dueli Sportiv” se pas përfundimit të ndeshjes kundër Besës (0:0), ka takuar presidentin e klubit dhe i njëjti i ka thënë të vazhdojë me punë.

“Pas ndeshjes me Besen kam takuar presidentin. Bledar Devolli është në dorën tënde. Unë kontratat i grisi. Më tha jo vazhdo me punën. Për këtë e falenderoj. Shpresojmë të vazhdojmë përpara”, ka thënë Devolli.

Trajneri shqiptar ka folur edhe për ndeshjen kundër Gjilanit, si dhe ka shtuar se akulli është thyer në takimin kundër Feronikelit.

“Ndeshja me Feronikelit ishte theyrje e akullit. Unë shpresojë te puna e djemve dhe stafit tim që punojë. Nesër kemi përballë profen i cili është trajneri më i mirë në Kosovë. Ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të Gjilanit”, tregoi ai. /Zeri.info