Debat i “nxehtë” mes zëdhënëses së Arbërisë dhe presidentit të Trepçës ’89: Je shumë e re për futbollin, jam më i vjetër

Debat i “nxehtë” mes zëdhënëses së Arbërisë dhe presidentit të Trepçës ’89: Je shumë e re për futbollin, jam më i vjetër

Sport February 28, 2021 - 22:42

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në "Riza Lushta" e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës '89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Kur flitet për temën e gabimet e gjyqtarëve, zëdhënsja e Arbërisë, Besarta Gashi ka dhënë një deklaratë interesante.

"Në ndeshjen ndaj Trepçës '89, i them këtij zotëriut (Abedin Zekës), se jemi dëmtuar dhe nuk na ka dhënë penallti", ka thënë Gashi në "ATV", përcjell "Zeri.info".

Image

"Në imazhin e klubit tonë, nuk është e rrugës të reagojmë. Gjithashtu edhe fusha ishte si në patinazh, nuk ishte e pastruar", tregoi ai.

Ndërkaq, presidenti i 89-shit, Abedin Zeka i është kundërpërgjigjur Gashit duke i thënë:

"Je shumë e re për futbollin, jam më i vjetër. E kemi pastruar dy herë ndeshjen para lojës", deklaroi "Beki".

"E kemi pastruar një ditë para ndeshjes dhe në ditën e ndeshjes. Madje i kam ndihmuar edhe unë fizikisht. S'mundeni me më treguar ju për futboll", shtoi ai. /Zeri.info