Interi triumfon në shtëpi dhe i afrohet Milanit në krye të tabelës

Interi triumfon në shtëpi dhe i afrohet Milanit në krye të tabelës

Sport December 05, 2020 - 22:38

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së dhjetë në Serie A, shkruan “Zeri.info”.

Interi ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Bolognas në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Me golat e Romelo Lukakut(16’) dhe Achraf Hakimit(45), “zikaltrit” shkuan në pushim të pjesës së parë me epërsi të dyfishtë.

Në pjesën e dytë, mysafirët u rikthyen në lojë duke e ngushtuar epërsinë në 2:1 në minutën e 67-të kur shënoi Vignato.

Por, gjasat që të dalin me një pikë në këtë takim mysafirëve ua shuajti përsëri mbrojtësi, Hakimi që realizoi 20 minuta para fundit për rezultatin përfundimtar 3:1.

“Neurazzurët” ndodhen në pozitën e dytë me 21 pikë, dy më pak se Milani që është lider dhe që ka një ndeshje më pak.

Bologna që pësoi humbje zë vendin e dhjetë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara. /Zeri.info