Kloppi e konfirmon Arne Slotin si trajnerin e ri të Liverpoolit

Kloppi e konfirmon Arne Slotin si trajnerin e ri të Liverpoolit

Sport May 19, 2024 - 21:47

Jurgen Klopp sot e pati ndeshjen e fundit të tij si trajner të Liverpoolit.

Trajneri gjerman e mbylli aventurën 9 vjeçare me fitore të pastër 2:0 ndaj Wolvesit.

E në fjalimin pas ndeshjes, Klopp e konfirmoi trajnerin e ri të Liverpoolit.

Ai bërtiti: “Arne Slot” bashkë me tifozët e skuadrës nga Merseyside.

Slot ka konfirmuar largimin nga Feyenoordi dhe sipas të gjitha gjasave do të marrë drejtimin e Liverpoolit nga edicioni i ri.