Daku: S’kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për Euro 2024, jam duke pritur

Daku: S’kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për Euro 2024, jam duke pritur

Sport May 19, 2024 - 20:14

Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar golin e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Rubin Kazanin në Rusi, por edhe për kundër formës ë lartë  ai ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Daku të dielën shënoi golin e vetëm për Rubin Kazanin që humbi me rezultat 3-1 nga Spartak Moska, në ndeshjen që i takoi xhiros së 29-të të kampionatit rus.

Goli i realizuar në minutën e 77-të me asistim të Dardan Shabanhaxhajt për Mirlind Dakun ishte i nënti në 32 ndeshje me fanellën e Rubin Kazanit.

"Kemi edhe një ndeshje dhe do të përpiqem të ndryshoj statistikat e mia. Këtu ndihem si në shtëpinë time”.

“Nuk kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për Evropian. Unë jam duke pritur dhe vetëm pas kësaj do të mund të flasim për të ardhmen time”, ka thënë Daku për “sovsport.ru”.

Daku mund të largohet gjatë verës nga Rubin Kazani, pasi interesimi për ish-sulmuesin e Kosovës është i madh, gjë që e ka pranuar edhe drejtori i përgjithshëm i klubit , Alexander Aibatov./Telegrafi/