Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ngrit trofeun e Serie A të fituar muaj më parë

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ngrit trofeun e Serie A të fituar muaj më parë

Sport May 19, 2024 - 22:25

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez ngriti trofeun e Serisë A në “Guissepe Meazza”, teksa Nerazzurrët fitojnë ‘yllin’ e tyre të dytë në fanellë.

Klubet në Itali lejohen të vendosin një yll në fanellë për çdo 10 tituj të Serie A të fituar dhe ky është i 20- ti për gjigantët italian, kështu që nga sezoni i ardhshëm ata mund të kenë dy yje përkrah logos së klubit.

Edhe pse fituan Scudetton më 22 prill, Interit iu dhanë medaljet dhe trofeun vetëm pas ndeshjes së fundit në shtëpi të sezonit, barazimit 1-1 me Lazion.

Për të mbledhurit në stadium kishte edhe një koncert me këngëtarë.

Klubi organizoi një koreografi mahnitëse përpara fillimit të ndeshjes, ndërsa tifozët prapa portave – falënderuan Steven Zhang me një pankartë ku shkruhej “Grazie Zhang” dhe trofetë që ai kishte fituar gjatë mbretërimit të tij në Meazza. /Telegrafi/