Egnatia me barazim ndaj Vllaznisë kalon në finalen e “Final Four” në Shqipëri

Egnatia me barazim ndaj Vllaznisë kalon në finalen e “Final Four” në Shqipëri

Sport May 19, 2024 - 22:58

Finalja e “Final Four” do të jetë mes Partizanit dhe Egnatias në Superligën e Shqipërisë. Rrogozhinasit arritën të kualifikohen në ndeshjen vendimtare të titullit pas barazimi 0-0 me Vllazninë në “Air Albania”.

Barazimi, në këtë rast favorizonte ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova, që e mbylli sezonin e rregullt në vend të parë.

Emocione deri në sekondat e fundit, pasi shkodranët e kërkuan me ngulm golin, por që e pamundur për ta që ta dërgonin topin në rrjetë.

Gjithsesi, Egnatia e meritoi kualifikimin në finalen e madhe të “Final Four” për gjithçka ka dha në këtë gjysmëfinale, por edhe gjatë gjithë sezonit.

Gjatë pjesës së parë Egnatia e gjeti golin me Zejnullain, por pas ndërhyrjes së VAR-it u anulua për prekje të topit me dorë në zhvillimin e aksionit.

Vllaznia e rriti presionin me nisjen e pjesës së dytë, megjithatë rastin e parë të pastër në këtë fraksion e pati Zejnullai, që bëri të fluturonte portieri Qarri.

I pafat Bekim Balaj pasi një krosimi nga e majta, goditja me kokë e sulmuesit shkodran shumë pranë zonës së portierit të Egnatias dhe i pambuluar përfundoi mbi tra.

Minuta ankthi në fund në zonën e Egnatias, por Vllaznia e pati të pamundur të gjente golin që do t’i jepte finalen. /Supersport/