I është dhënë sot lamtumira e fundit tifozit të Gjilanit, “Skifterat” me shkrim tejet emocionues

I është dhënë sot lamtumira e fundit tifozit të Gjilanit, “Skifterat” me shkrim tejet emocionues

Sport October 24, 2020 - 18:40
Detajet

Sot gjatë ditës i është dhënë lamtumira e fundit anëtarit të tifozerisë së Gjilanit, Engjëll Smërqaku, raporton “Zeri.info”.

Smërqaku dyshohet se është qëlluar për vdekje me një mjetë të mprehtë në mesnatën e kaluar.

Ndërsa sot, në ceremoninë e varrimit të 19-vjeçarit kanë marrë pjesë familjarë, shokë, kolegë dhe shokët e tribunës, “Skifterat”.

Këta të fundit kanë shkruar në faqen zyrtare të tifozerisë një shkrim emocionues.

“Engjëlli jonë, sot nuk ishte takimi i fundit me ty. Nga sot do të takohemi edhe më shpesh, në vendbanimin tënd të ri, do të vizitojmë prapë aty ku do të prehesh në qetësi deri në Ditën e Gjykimit. Ti shkove shumë i ri, por shokëve ju le mësime të mëdha, sepse gjurmët e tua të urtësisë, dashamirësisë, dashurinë e pashoq që kishe për klubin nuk do të treten kurrë, njëjtë sikur nuk do të tretet kujtimi për ty, o më i buzëqeshuri jonë”, kanë shkruar “Skifterat” në faqen zyrtare në “Facebook”.

“E lusim Zotin të të mëshirojë, të e ndriçoj varrin tënd dhe një ditë të na bashkojë në botën tjetër, atje ku jeta nuk ka hile, AMIN”

*Për neve nuk do të ketë qetësi derisa pabesia të merr emër dhe drejtësia të vendoset, me ç’rast edhe apelojmë organet e hetuesisë për zbardhje sa më të shpejt të rastit që morri jetën e shokut tonë”, thuhet në postimin e Ultras “Skifterave”, thuhet në njoftimin e tifozëve “kuqebardhë”.

/Zeri.info