Milan barazon në fund ndaj SPAL-it

Milan barazon në fund ndaj SPAL-it

Sport July 01, 2020 - 23:48
Lajmet e fundit nga sporti

Milani ka barazuar në udhëtim te SPAL-i në xhiron e 29-të të ligës italiane, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja u mbyll me shifrat 2:2.

SPAL-i kaloi në epërsi të dyfishtë pas golave të Mattia Valotit (13’) dhe Sergio Floccarit (30’).

Ndërsa, prej minutës së 43-të vendasit mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Marco D'Alessandros.

Kuqezinjtë ngushtuan rezultatin në 2:1 me anë të Rafael Leaos në minutën e 79-të.

Ndërsa, barazimin mysafirët e arritën falë autogolit të Francesco Vicarinë minutën e 94-t.

Me këtë barazim Milani numëron 43 pikë në pozitën e shtatë.

Ndërsa, SPAL-i ka 19 pikë në vendin e 19-të./Zëri