Salah zbulon pyetjen e parë që ia kishte bërë Kloppit pas transferimit në Liverpool

Salah zbulon pyetjen e parë që ia kishte bërë Kloppit pas transferimit në Liverpool

Sport July 01, 2020 - 23:27
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka zbuluar pyetjen e parë që ia kishte bërë trajnerit Jurgen Klopp pas transferimit te gjigantin anglez, transmeton “Zeri.info”.

Ai e kishte pyetur se çfarë do të ndodhë me Sadio Manen, pasi që të dy luanin në pozitën e njëjtë.

“Ai foli me mua shumë dhe plani i tij për të ardhmen më bëri shumë të emocionuar”, ka thënë Salah për “beIN Sports”.

“Pyetja ime e parë për të ishte 'Po Sadio?’, pasi ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe ai tha që Mane do të luajë në të majtë”, u shpreh reprezentuesi egjiptian.

Ai ishte transferuar në Liverpool nga Roma në vitin 2017 për rreth 42 milionë euro./Zëri