West Hami triumfon ndaj Chelseat në derbin lokal

West Hami triumfon ndaj Chelseat në derbin lokal

Sport July 01, 2020 - 23:09
Lajmet e fundit nga sporti

West Hami ka fituar me shifrat 3:2 ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së 32-të të ligës angleze, shkruan “Zeri.info”.

Willian hapi serinë e golave, derisa kaloi Chelsean në epërsi 1:0 në minutën e 42-të.

Ndërkohë, rezultatin për vendasit e barazoi Tomas Soucek në fund të pjesës së parë.

West Hami e përmbysi rezultatin në minutën e 51-të me anë të Michail Antonios.

Por, ishte sërish Willian që realizoi për mysafirët nga gjuajtja e lirë në minutën e 72-të.

Ndërkohë, rezultatin përfundimtar 3:2 e vulosi Andriy Yarmolenko (88’).

Me këtë humbje, Chelsea mbetet me 54 pikë në pozitën e katërt.

Ndërkohë, West Hami ngjitet në vendin e 16-të me 30 pikë./Zëri