Kryeziu dhe Kololli shënojnë në humbjen e Zurichut

Kryeziu dhe Kololli shënojnë në humbjen e Zurichut

Sport July 01, 2020 - 22:52
Lajmet e fundit nga sporti

Dy reprezentuesit kosovarë, Mirlind Kryeziu dhe Benjamin Kololli, kanë shënuar nga një gol në humbjen 3:2 të Zurichut në udhëtim te Thuni në kuadër të kampionatit zviceran, shkruan “Zeri.info”.

Simone Rapp (12’), Matteo Tosetti (14’) dhe Gregory Karlen (21’) shënuan për fitoren e vendasve.

Ndërkohë, për Zurichun fillimisht shënoi mbrojtësi Kryeziu me kokë në minutën e 31-të.

Kurse, Kololli ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ky ishte goli i tretë për Kolollin në këtë sezon në Superligën e Zvicrës, ndërsa për Kryeziun i pari./Zëri