Xhaka reagon pas fitores së Arsenalit dhe golit të tij ndaj Norwichit

Xhaka reagon pas fitores së Arsenalit dhe golit të tij ndaj Norwichit

Sport July 01, 2020 - 22:44
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali ka shënuar një fitore të thellë në shtëpi ndaj Norwichit në xhiron e 32-të të ligës angleze, shkruan “Zeri.info”.

Klubi londinez triumfoi me shifrat 4:0.

Në këtë takim gol shënoi edhe Granit Xhaka në minutën e 37-të, derisa reprezentuesi zviceran luajti gjatë gjithë takimit.

Xhaka ka reaguar pas ndeshjes, duke bërë një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Një gol, tre pikë. Kjo ishte një lojë e shkëlqyeshme! Vazhdojmë me punën e mirë”, ka shkruar mesfushori nga Kosova./Zëri