Lazio mund të luajë me një qendërmbrojtës në qendër të sulmit në ndeshjen ndaj Milanit

Lazio mund të luajë me një qendërmbrojtës në qendër të sulmit në ndeshjen ndaj Milanit

Sport July 01, 2020 - 17:44
Lajmet e fundit nga sporti

Lazio do të ketë një sfidë të vështirë ndaj Milanit gjatë kësaj fundjave, transmeton “Zeri.info”.

Klubi kryeqytetas do të jetë pa dy sulmuesit, Ciro Immobile dhe Felipe Caisedo, në sfidën e së shtunës.

Të dy sulmuesit do të mungojnë për shkak të kartonëve.

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, është duke menduar që të bëj një eksperiment në ndeshjen ndaj kuqezinjve.

Inzaghi është duke menduar që të luajë në sulm me qendërmbrojtësin Bastos.

Por edhe pse është mbrojtës atij nuk i mungon lidhja me golin pasi ka shënuar 9 gola me Lazion në 86 ndeshje./Zëri

Image