Françeska Jaçe në krahët e futbollistit shqiptar, ia uron ditëlindjen

Françeska Jaçe në krahët e futbollistit shqiptar, ia uron ditëlindjen

Sport July 01, 2020 - 16:47
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Tiranës, Albi Doka, i cili sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit kroat HNK Gorica, festoi disa ditë më parë 23-vjetorin e lindjes.

Mbrojtësi ka marrë së fundmi një urim special teksa është parë në krah të bukuroshes seksi Françeska Jaçe, shkruan "Panorama Sport". 

Image

Ka qenë kjo e fundit që ka publikuar një video të shkurtër në “Insta Story”, me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen.

Futbollisti 23-vjeçarë shquhet për raportet e tij mjaft miqësore me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, te cilat duket se janë në shijet e tij.  Ndërkohë së fundmi, në një prononcim i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”.

Image

Kujtojmë që në të kaluarën, Doka është fotografuar edhe në krahët e Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara, duke kaluar së bashku pushimet në Sarandë.