Michael Jordan, i mërzitur dhe i acaruar pas vdekjes së George Floydit

Michael Jordan, i mërzitur dhe i acaruar pas vdekjes së George Floydit

Sport June 01, 2020 - 15:09
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, thotë se është tërësisht i prekur, në dhimbje dhe i acaruar pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Minneapolis, transmeton “Zeri.info”.

Jordan është njëri prej shumë figurave të njohura sportive që ka ngritur zërin pas protestave mbarë botërore kundër racizmit.

“Unë shoh dhe ndjej dhimbjen e të gjithëve, zemërimin dhe acarimin”, ka thënë ai.

“Unë qëndroj me ata që bëjnë thirrje kundër racizmit dhe dhunës së rrënjosur ndaj njerëzve me ngjyrë në vendin tonë. Kemi duruar mjaft”, ka shtuar ai.

Protesta të shumta dhe të dhunshme janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së Floydit, i cili vdiq pasi oficeri Derek Chauvin ia kishte vendosur gjurin në qafë dhe ai nuk kishte mundur të marrë frymë./Zëri