Fiorentina, në finale të Ligës së Konferencës për herë të dytë radhazi
Sport
May 08, 2024 - 21:12
Fiorentina është finalisti i parë i Ligës së Konferencës për edicionin 2023/24.
Ekipi italian e eliminoi në gjysmëfinale skuadrën belge, Club Brugge.
Dueli i sontëm përfundoi baraz 1:1, por Fiorentina kaloi tutje pas fitores 3:2 në ndeshjen e parë.
Ky është sezoni i dytë radhazi që Fiorentina kualifikohet në finale të kësaj gare.
Sezonin e kaluar, Fiorentina në finale ishte mposhtur nga skuadra angleze, West Ham.
Në gjysmëfinalen tjetër janë Olympiacosi dhe Aston Villa. Grekët e kanë fituar përballjen e parë në Angli me rezultat 2:4.