Aguero zbulon se Chelsea humbi shansin për të nënshkruar me të në vitin 2009

Aguero zbulon se Chelsea humbi shansin për të nënshkruar me të në vitin 2009

Sport May 08, 2024 - 18:55

Legjenda e Premierligës, Sergio Aguero ka pohuar se Chelsea donte ta nënshkruante atë përpara se të bashkohej me Manchester Cityn.

Ish-ylli i Cityt zbuloi se në vitin 2009 - ndërsa ai ishte ende në Atletico Madrid - Chelsea kishte shprehur dëshirën për të nënshkruar me të. 

Sulmuesi, megjithatë, vazhdoi në klubin spanjoll për dy vjet të tjera përpara se të bashkohej me klubin me bazë në Manchester.

Blutë u interesuan për lojtarin pas ndeshjes së tyre kundër Atleticos në Ligën e Kampionëve në nëntor 2009, kur si i ri Aguero shënoi një dygolësh në barazimin 2-2. 

Argjentinasi në atë moment, nuk e mori parasysh ofertën pasi i kishin mbetur edhe tre vjet në marrëveshjen e tij ekzistuese.

Duke folur për kanalin “The Club YouTube”, ish-reprezentuesi argjentinas tha: “Pas asaj ndeshje, ndoshta dy muaj më pas, agjenti im më tha: ‘Chelsea është i interesuar'. Unë kisha vetëm tre vjet në Atletico Madrid. Domethënë, une doja Premierligë, për të luajtur atje, por Chelsea nuk ishte kurrë e interesuar në fillim, po, por më pas agjenti im tha: “Mirë, ndoshta jo”.

Ai më tej zbuloi se çfarë i tha legjenda e Stamford Bridge, Frank Lampard pasi mesfushori anglez iu bashkua Cityt në 2014 në një marrëveshje afatshkurtër.

Ai shtoi, “Kam folur për këtë me Frank Lampard sepse Frank Lampard luajti te Manchester City. Ai tha se kur luaja kundër tij, ai i tha stafit të Chelseat të nënshkruante me Agueron”. /Zëri