Dortmundi dëshiron ta mbajë Sanchon

Dortmundi dëshiron ta mbajë Sanchon

Sport May 05, 2024 - 15:28

Borussia Dortmund dëshiron të mbajë Jadon Sancho në klub me sulmuesin që impresionon gjatë periudhës së tij të huazimit.

Reprezentuesi anglez Sancho u rikthye në Signal Iduna Park në afatin kalimtar të janarit pas një periudhe të pafat në Manchester United dhe ka shënuar dy gola në 12 paraqitje në Bundesligë. 

 

Ai gjithashtu luajti një rol kryesor në fitoren 1-0 të Dortmundit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit. 

Si i tillë, Florian Plettenberg raporton se BVB janë të etur për të mbajtur anësorin përtej këtij sezoni dhe po shikojnë një tjetër huazim.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl tha: “Cilësitë e tij [Sanchos] nuk kanë nevojë të përshkruhen. Ai e ka rikthyer buzëqeshjen e tij në gjashtë muajt me ne. Ne do të provojmë gjithçka. Por Manchester Unitedi gjithashtu sheh se sa mirë po luan. Ndoshta edhe ata duan ta shesin për fitim. /Zëri