Festa e madhe e Ancelottit me lojtarët e Realit pasi u shpallën kampionë në Spanjë

Festa e madhe e Ancelottit me lojtarët e Realit pasi u shpallën kampionë në Spanjë

Sport May 05, 2024 - 13:21

Real Madridi zyrtarisht është kampion i ri i La Ligas.

“Los Blancos” shënuan fitore 3:0 ndaj Cadizit më herët sot, kurse humbja 4:2 e Barcelonës nga Girona ka bërë që matematikisht madrilenët të fitojnë titullin e kampionit.

E menjëherë pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen Girona-Barcelona, festa e madh shpërtheu në kryeqytetin spanjoll.

Ishte pikërisht trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i cili nisi festën me lojtarët e tij.