Barcelona zbulon fanellën speciale të “El Clasicos”

Barcelona zbulon fanellën speciale të “El Clasicos”

Sport April 12, 2024 - 12:01
Lajmet e fundit nga Sporti

Ylli i Reggaetonit, Karol G, do të jetë artisti i fundit që do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të Barcelonës në “El Clasico”, pas reperit Drake dhe Rolling Stones.

Logoja e kolumbianes do të shihet fillimisht në fanellat e Barcelonës Femeni në ndeshjen e tyre në Liga F me Villarrealin të shtunën mbrëma.

Ekipi i meshkujve më pas do të veshë fanella që mbajnë dizajnin në përballjen e tyre në “El Clasico” me Real Madridin të dielën, më 21 prill, teksa nis partneriteti i klubit me shërbimin e transmetimit muzikor “Spotify”.

Image

Karol G e ka fituar nderin duke qenë artistja latine më e transmetuar në “Spotify” për katër vjet radhazi, me albumin e saj “Manana Sera Bonito” duke u bërë albumi latin më i dëgjuar i shërbimit muzikor në një ditë të vetme nga një artiste femer në mars 2023.

Duke folur pas publikimit të fanellës së re, Karol G tha: “Simboli i zemrës përfaqëson atë që u bë stili 'Bichota', një moment në jetën time ku gjeta forcë, qëndrueshmëri dhe mbështetje. Falë “Spotify” dhe FC Barcelona, duke e parë atë në pjesa e përparme e një këmishe që frymëzon kaq shumë të njëjtën energji është me të vërtetë kuptimplotë”.

Ky është i fundit në një seri bashkëpunimesh për dizajnin e fanellave mes Barçës dhe sponsorëve kryesorë të fanellave “Spotify”.

Në takimet e fundit në “El Clasico”, blaugranët kanë veshur fanella me logot e reperit Drake, ikonave britanike të rokut Rolling Stones dhe të preferuarit lokal të Barcelonës, Rosalia. /Zëri

Image