Superliga vazhdon në fundjavë me xhiron e radhës, favoritët me përballje të lehta
Foto: Laura Hasani

Superliga vazhdon në fundjavë me xhiron e radhës, favoritët me përballje të lehta

Sport April 12, 2024 - 10:12
Lajmet e fundit nga Sporti

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me xhiron e radhës (29) me ndeshjet interesante që janë në program për t’u zhvilluar në fundjavë, ku favoritët do të kenë përballje të lehta, të paktën në letër.

Tri ndeshjet do të zhvillohen në ditën e shtunë, ndërsa dy të tjera në atë të diel.

Kryendeshja e kësaj xhiroje është mes Prishtinës dhe Gjilanit në Lipjan.

Kryeqytetasit radhiten në pozitën e pestë me 40 pikë, ndërsa gjilansit në vendin e shtatë me 30 sosh.

Kampioni në fuqi Ballkani i shkon Feronikelit ’74 në Drenas, kurse Drita e pret Lirinë në Gjilan.

Xhebrailat janë lider me 56 pikë dhe synojnë fitore që të shkëputen, kurse Nikli renditet në vendin e tetë me 30 pikë, ku po ashtu synon fitore në mënyrë që të largohet nga zona e barazhit.

Drita aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 54 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, Llapi i shkon Dukagjinit në Klinë dhe ndeshja e fundit është mes Fushë-Kosovës dhe Malishevës.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00. /Zëri