Zyrtare: Konfirmohet lajmi i Zërit, Marko Simonovski transferohet te Drita

Zyrtare: Konfirmohet lajmi i Zërit, Marko Simonovski transferohet te Drita

Sport June 18, 2021 - 22:14
DETAJET

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Marko Simonovski, është përforcimi i radhës te Drita.

Lajmi është komunikuar nga vetë skuadra, duke bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin malazez.

Simonovski, pjesë e skuadrës gjilanase do të jetë për një vit.

Lajmi se Simonovski do të transferohet te Drita ishte publikuar nga "Zeri" më 6 qershor. 

https://zeri.info/sport/410782/pune-e-kryer-marko-simonovski-do-te-transferohet-te-drita/

Postimi i plotë:

Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!

Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër.

Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit!
Simonovski luan në pozitën e qendër sulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat europiane për klubin tonë!

Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgaditjet që klubi po i bënë për ndeshjet e europës! /Zeri.info